Gjenerali grek shef i ri i Komitetit ushtarak i BE-së

Bruksel, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Këshilli për punë të jashtme i Bashkimit Evropian (FAK) - mëngjesin e sotëm e emëroi gjeneralin grek Mihail Kostarakos për kryesues të ri të Komitetit ushtarak të BE-së, njoftoin korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Roli i tij si kryesues do të jetë që ta udhëheq punën e Komitetit ushtarak të Unionit, i cili është trupi më i lartë ushtarak në kuadër të Këshillit të BE-së.

Gjenerali Kostarakos, i lindur në Selanik, deri më tani ushtronte funksionin shef i Shtatmadhorisë së Mbrojtjes kombëtare të Greqisë ushtarët e nënshtruar të së cilit deri më tani këndonin këngë nacional-shoviniste për rrjepje të lëkurës së maqedonasve (duke i quajtur shkupjano-cigan) dhe të turqëve.

Gjenerali grek do të ketë rol edhe të këshilltarit ushtarak të përfaqësueses së lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini. Kostarakos, gjithashtu, do të jetë njeriu kryesor për kontakt të komandantëve të operacioneve dhe misioneve ushtarake të Bashkimit Evropian, në të cilën përbërje merr pjesë edhe Armata e Republikës së Maqedonisë.

Shefi i Shtatmadhorisë së Mbrojtjes kombëtare të Greqisë, detyrën e tij në kuadër të BE-së do ta merr më 6 nëntor të vitit 2015 dhe mandati është paraparë t'i zgjat tre vite.

Në kreun e Komitetit ushtarak të Unionit, Kostarakos do ta trashëgojë gjeneralin Patrik de Rusie nga Franca, i cili në këtë pozitë është nga 6 nëntori i vitit 2012.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail