Mujzhnieks nga KE-ja i bëri thirrje Qeverisë së Turqisë që ta ndërpret presionin mbi lirinë e shtypit

Ankara, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Komisioneri për të drejta të njeriut në Këshillin e Evropës, Nil Mujzhnieks, i bëri thirrje Qeverisë turke që ta ndëpret presionin mbi lirinë e shtypit dhe të veprojë në pajtim me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut pas aksionit të djeshëm policor, në të cilin u arrestuan gazetarë të njohur, duke përfshirë edhe kryeredaktorin e gazetës "Zaman", Ekrem Dumnala, kumtoi gazeta "Huriet dejli njuz".

Me shqetësim të thellë i përcjell ngjarjet në Turqi. Arrestimi i gazetarëve dhe punonjësve medialë është pengesë serioze për lirinë  e mediave në vend. Pavarësisht shkaqeve që i kanë motivuar, masat e këtilla janë disproporcionale dhe të panevojshme në dekomkraci", theksoi Mujzhnieks në kumtesën e sotme me shkrim.

Ato janë po ashtu shumë shqetësuese, sa edhe arrestimet e gazetarëve në vitin 2011, të cilat janë gjykuar nga paraardhësi im, në raportin për lirinë e shtypit në Turqi. Në praktikë, liria e mediave është problem i kahmotshëm në Turqi dhe masat e këtilla sjellin rrezik të madh nga anulimi i progresit që Turqia e ka arritur në vitet e fundit", theksohet në kumtesë.

Arrestimet tregojnë mesazh të ri drejt gazetarëve dhe votave disidente në Turqi, të cilat janë nën presion intensiv, duke e përfshirë edhe dhunën dhe represionet. Ato me siguri në mënyrë shtesë do ta polarizojnë shoqërinë turke dhe do ta përforcojnë mosbesimin shoqëror në aftësinë e shtetit që t'i mbrojë të drejtat e njeriut", deklaroi Mujzhnieks.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail