Han: Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit

Bruksel, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Eurokomisari për Politikë Fqinje dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Han, sot deklaroi se Serbia do të mund t'i hap kapitujt e parë në procesin negociues madje pasi u zbatua e gjithë ajo që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit.

"Mbetën një sërë punësh të cilat duhet të zbatohen dhe këtë qartë ua sqarova autoriteteve në Serbi gjatë vizitës në Beograd", tha në pauzën e ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Eurokomisari deklaroi se ajo që në Prishtinë për disa muaj nuk kishte qeveri nuk konsiderohet si arsye për prolongimin e zbatimit të paragrafëve të cilat Serbia mund t'i zbatojë vetë.

"E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, e cila, gjithashtu nuk plotësoi gjithçka që ishte dakorduar", theksoi komisari.

Nesër, në ditën e dytë të këshillit ministror, pritet të aprovohen konstatime për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Serbinë, ndërsa atëherë në Bruksel do të udhëtojë edhe ministrja pa portofol në Qeverinë e Serbisë e obliguar për Integrimet Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Në projekt-konstatimet të cilat kanë të bëjnë me Serbinë, përshëndetet progresi që qeveria e ka realizuar në fushën e reformave të brendshme, si dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, por theksohet edhe puna e jashtme.

Në konstatimet, megjithatë, nuk theksohet kornizë kohore konkrete për hapjen e kapitujve të parë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail