Shqipëria dhe Brazili hoqën regjimine vizave

Tiranë, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë njoftoi se është hequr regjimi i vizave me Brazilin, njoftojnë mediat shqiptare.

"Ky vendim vjen pas mbylljes së procedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane. Kështu mundësohet heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë", qëndron në kumtesë.

Siç thuhet në komutesë, në këtë mënyrë shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit.

Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë e qëndrojnë Republikën Federative të Brazilit, për motive afatshkurtra, deri në 90 ditë, të llogaritura nga hyrja e parë.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail