Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Greqi

Athinë, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Parlamenti grek vonë pasdite do të votojë në raundin e parë nga tre eventuale për president të vendit, në të cilin koalicioni qeveritar shpreson se për kandidatin Stavros Dimas do ta marrë mbështetjen e më së paku 161 deputetëve.

Koalicionit i duhet shumica e dy të tretës, që do të thotë mbështetje nga 200 deputetë në Parlament i cili numëron 300 anëtarë, që Dimas të zgjedhet në raundin e parë. Nëse kjo nuk arrin, që me siguri edhe do të ndodh, raundi i dytë do të mbahet pas pesë ditëve, më 23 dhjetor, në të cilin gjithashtu i nevojiten 200 vota. Raundi i tretë dhe i fundit i votimit do të mbahet më 29 dhjetor, por kësaj here shumica e nevojshme do të zvogëlohet në 1801 deputetë, që është edhe qëllimi i Qeverisë.

Nëse zgjedhjet presidenciale nuk kanë sukses, Parlamenti do të shpërbëhet në afat prej dhjetë ditësh, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më së herëti më 25 janar dhe 1 shkurt. Sondazhet e deritanishme tregojnë se në zgjedhjet eventuale të parakohshme do të fitojë partia kryesore opozitare Siriza.

Qeveria për momentin ka mbështetje nga 155 deputetë, ndërsa gjashtë parlamentarë të pavarur gjithashtu u prononcuan se do të votojnë për Dimasin. Koalicioni shpreson se do të tërheqë edhe disa nga 24 deputetët e pavarur, ndërsa llogarit edhe në mbështetjen nga deputetë Të së Majtës Demokratike dhe Grekëve të Pavarur, të cilët veçmë në mënyra të ndryshme gjoja kanë sinjalizuar se janë të gatshëm për depërtim në radhët partiake dhe të votojnë për president.

Zyrtarisht, lideri i Grekëve të Pavarur Panos Kamenos deklaroi se partia e tij nuk do të votojë për president të ri të vendit në asnjërin nga tre votimet në Parlament, dhe theksoi se "kjo duhet të jetë e qartë dhe punë e përfunduar". Edhe E Majta Demokratike njoftoi se nuk do të votojë për president të Greqisë.

Partia më e madhe opozitare Siriza është e bindur se Qeveria nuk do të ketë mundësi të fitojë 180 vota të cilat janë të domosdoshme në raundin e tretë dhe të fundit të votimit, duke pohuar se ka rreth 126 ose 127 deputetë të cilët do të votojnë kundër kandidatit presidencial Stavros Dimas.

Megjithatë, ekziston shqetësim lidhur me qëndrimin e Të Majtës Demokratike pasi që lideri i saj Fotis Kuvelis për radion "Vima 99,5 FM" deklaroi se deputetët e partisë së tij të cilët do të zgjedhin ta mbështesin kandidaturën e Dimasit, nuk do t'i llogarisë për "rebelë ose të shitur". Spekulohet se me këtë deklaratë Kuvelis dëshiron të kryejë presion ndaj Sirizas në negociatat për kushtet e koalicionit postzgjedhor, në qoftë se ka zgjedhje të parakohshme parlamentare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail