Turqi: Redaktori i përgjithshëm i gazetës "Zaman" akuzohet për terrorizëm

Stamboll, 18 dhjetor 2014 (MIA) - Sot u dha akuza kundër redaktorit të përgjithshëm të gazetës "Zaman" Ekrem Dumanli, i cili u arrestua më 14 dhjetor gjatë operacionit policor kundër mediave dhe institucioneve, të afërt të lëvizjes "Hizmet" të klerikut Fetulla Gylen, lajmëroi agjencia bullgare BTA.

Ekrem Dumanli akuzohet për krijimin dhe udhëheqjen e grupit të armatosur terrorist, përdorimit të kërcënimeve kundër personave dhe shpifjeve të ashpra, sipas nenit 312/4 nga ligji për luftën kundër terrorizmit.

Dumanli iu dorëzua organeve të gjyqësisë, të cilët pritet të deklarohen nëse do ta vazhdojnë paraburgimin e tij ose ai do të lirohet. Së bashku me Ekremin edhe 15 persona u nxorrën para gjykatës nën akuza të njëjta.

Aksioni më 14 dhjetor shkaktoi reagime të fuqishme në Turqi, Evropë dhe SHBA. Sipas shumicës kjo është hakmarrje e Erdoganit kundër aleatit të dikurshëm Fetulla Gylen dhe mediave dhe institucioneve të tij.

Në vitin 2013 u hap hetim për korrupsion, në kuadër të së cilës janë arrestuar persona të afërt të Qeverisë turke, duke përfshirë djemtë e tre ministrave. ministrat dhanë dorëheqje, ndërsa Erdogani urdhëroi ndërrim të gjysmës së qeverisë. Autoritetet e akuzuan Gylenin, se e ka organizuar hetimin dhe filluan spastrim kundër "strukturës paralele" në sistemin policor dhe gjyqësor.

Sipas gazetës "Hyrijet" atë vit u arrestuan 42 nëpunës të lartë policorë, 460 janë larguar përkohësisht nga funksioni, ndërsa 185 janë larguar tërësisht. Kundër 1.700 policëve janë ngritur akuza.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail