Arrestohen shtetas turk për spiunazh në Gjermani

Berlin, 19 dhjetor 2014 (MIA) - Zyra e prokurorisë federale publike në qytetin Karlsrue konfirmoi se tre shtetas turk janë arrestuar dhe se kundër tyre do të ngrihet aktpadi penale për spiunazh.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar në aeroportin e Frankfurtit, ndërsa i treti është arrestuar në shtëpinë e tij në krahinën perëndimore, Rajna Vestfalia Veriore.

Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e prokurorisë federale, të arrestuarit janë: Muhamed Taha (58), Goksel G (33) dhe Ahmed Duran (58).

Sipas prokurorisë, Muhamed Taha dyshohet se i ka koordinuar aktivitetet e dy të arrestuarve të tjerë, të cilët i kanë spiunuar shtetasit turk dhe se në Gjermani kanë punuar për Shërbimet turke të zbulimit.

Sipas mediumeve gjermane, të tre janë dërguar para gjykatësit, i cili u ka shqiptuar paraburgim në pritje të padive penale.

Turqit përbëjnë 25 për qind të numrit të përgjithshëm të të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe sipas vlerësimeve janë mbi 1,5 milionë prej gjithësej 6,2 milionë të huajve në vend. Prej muajit gusht të këtij viti ata për herë të parë kishin mundësinë të votojnë në zgjedhjet presidenciale në vendin amë, me ç'rast u hapën vendvotime në shumicën e qyteteve gjermane, transmeton Dojçe vele.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail