Albin Kurti tërhiqet nga kreu i LVV-së

Prishtinë, 21 janar 2015 (MIA) - Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidohet për postin e kryetarit të Lëvizjes "Vetëvendosje!", në Kuvendin zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim.

Burime të Koha.net të afërta me zhvillimet, tregojnë se si kandidat konsensual i cili do ta zevëndësonte Kurtin për një mandat trevjeçar në krye të “Vetëvendosjes!” është shefi i tashëm i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.

Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit.

Lajmi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës nga vetë "Vetëvendosje!".

Statuti i "Vetëvendosje!"-s parasheh që një person mund të zgjedhet vetëm dy herë në postin e kryetarit. Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail