Cipras: I vetimi që do të falimentojë është Samaras

Athinë, 22 janar 2015 (MIA) - Lideri i SYRIZA-s Aleksis Cipras u bëri thirrje votuesve që t'i japin partisë së tij mbështetje të qartë dhe të fuqishme për ta zbatuar programin e tij dhe ta bëjë vendin më të fuqishëm në negociatat me kreditorët, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

"Pa mbështetje të qartë dhe të fuqishme për SYRIZA-n, forcat e memorandumit pa dallim nëse janë të reja ose të vjetra, do të tentojnë të na kapin në kurth, të na lënë pa shumicë parlamentare, pengje të mbështetjes për ta, që të mund ta falsifikojnë programin tonë", tha Cipras.

Ai theksoi se SYRIZA është afër marrjes së shumicës së mjaftueshme për të formuar qeveri dhe ta sulmojë kryeministrin dhe lider i partisë Demokracia e Re, Andonis Samaras, se sërish vendos "jotolerancë tipike për luftën qytetare greke, nga e cila turpërohet çdo qytetar demokrat. 

"Parashikim i sigurt për atë se çka do të ndodhë nga muaji shkurt, është se në Demokracinë e Re do të kërkojnë lider të rinj, sepse i vetmi i cili do të falimentojë është Samaras dhe grupi i tij ekstrem djathtist i miqve të cilët qeverisën me ne, për të gjithë këto vite", tha Cipras në miting në Patra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail