Reagimet ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare në Greqi

Athinë, 26 janar 2015 (MIA) - Liderët e huaj reaguan të përmbajtur ndaj rezultateve nga zgjedhjet e djeshme parlamentare në Greqi, ku bindshëm fitoi koalicioni i së majtes radikale (SYRIZA), por nuk arriti vet të sigurojë shumicë parlamentare.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se Uashingtoni shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i afërt me Qeverinë greke.

"E përshëndesim Greqinë për zgjedhjet e mbajtura mirë", deklaroi zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mark Stroh, i cili e shoqëron presidentin amerikan Barak Obama gjatë vizitës së tij në Indi.

Presidenti rus Vlladimir Putin e përshëndeti fitoren e SYRIZA-s në zgjedhjet parlamentare në Greqi.

Siç lajmëroi TASS në telegramën përshëndetëse dërguar liderit të SYRIZA-s, Aleksis Cipras, Putin shprehu bindje se Rusia dhe Greqia do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin konstruktiv tradicional në të gjitha sferat me interes të përbashkët dhe në zgjidhjen e problemeve aktuale evropiane dhe botërore.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron vlerësoi se rezultatet nga zgjedhjet në Greqi mund të sjellin rritjen e paqartësisë ekonomike në Evropë, për shkak të së cilës, sipas tij, Britania e Madhe duhet të orientohet në zhvillimin e ekonomisë së saj.

"Zgjedhjet në Greqi do ta rrisin pasigurinë ekonomike në Evropë dhe për këtë shkak Britania e Madhe duhet t'i përmbahet planit tonë duke e garantuar sigurinë në shtëpinë e saj", deklaroi Kameron.

Presidenti i Francës Fransoa Oland i dërgoi telegram urimi Ciprasit për fitoren në zgjedhje, duke i dëshiruar bashkëpunim të përbashkët në përforcimin e rritjes dhe stabilitetit të eurozonës.

"Presidenti i Republikës, duke rikujtuar në unitetin që e lidh Francën dhe Greqinë, shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve me qëllim të sigurimit të rritjes dhe stabilitetit të eurozonës në frymën e përparimit, solidaritetit dhe përgjegjësisë, të cilat janë në bërthamën e vlerave evropiane, që i ndajmë", theksohet në kumtesën e Pallatit të Eliseut.

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Veber në reagimin e parë për rezultatet zgjedhore në Greqi vlerësoi se së shpejti do të bëhet shumë qartë se premtimet që ia dha popullit grek Cipras nuk janë asgjë tjetër përveç "gënjeshtra parazgjedhore".

"Obliguesit tatimor evropianë nuk janë të gatshëm të paguajnë për premtimet boshe të Ciprasit. Evropa është e gatshme të tregojë solidaritet ndaj Greqisë nëse ajo tërësisht i respekton obligimet e ndërmarra", theksoi Veber.

Liderja e Frontit ekstrem të djathtë kombëtar francez, Marin Le Pen vlerësoi se me zgjedhjet e djeshme populli grek i goditi shuplakë Bashkimit Evropian.

Njeriu i parë i Bundes bankës qendrore gjermane, Jens Vajdmand shfaqi shpresë se qeveria e re në Athinë nuk do të jep premtime të rreme që nuk do të mund t'i përmbush.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail