Biografia e Aleksis CiprasAthinë, 26 janar 2015 (MIA) - Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras ka lindur në Athinë në vitin 1974, ka studiuar ndërtimtari në Universitetin kombëtar teknik në Athinë, ndërsa përfundoi edhe studimet pasuniversitare për planifikim urbanistik dhe rajonal.
Ai gjithashtu, ka panuar si inixhinier ndërtimi në industrinë ndërtimore.
Si nxënës i shkollës së mesme edhe ai u inkuadrua në organizatën rinore të partisë komuniste KNE, ndërsa gatë studimeve universitare ai u bë jesë e krahut të ripërtërirë të majtë të lëvizjes, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Në vitin 1999, ai u zgjodh sekretar i organizatës rinore të Sinaspismos, pozicion në të cilin qëndroi deri në vitin 2003.
Në vitin 2004 ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror Politik të partisë, ndërsa me këtë edhe i Sekretariatit politik, ku ka qenë përgjegjës për arsimin dhe rininë.
Dy vite më vonë, në tetor të vitit 2006, Cipras u rizgjodh këshilltar i bashkisë të Athinës, pasi fitoi 10,51 të votave. Në shkurt të vitit 2008 u zgjodh lider i partisë Sinaspizmos (koalicioni i së majtës, lëvizja dhe ekologjia). Në tetor të vitit 2009 është zgjedhur deputet në Parlament nën SYRIZA (Sinaspizmos dhe partitë e tjera të oragnzatave të majta) dhe e ndërmori kryesinë e grupit parlamentar të partisë.
Në dhjetor të vitit 2010, lideri i SYRIZA-s u zgjodh zëvendëskryetar i Partisë Evropiane të së majtës, që në dhjetor të vitit 2013 e nomioni për kryetar të Komsionit Evropian.
Cipras jeton me partneren e tij dhe është babai i dy fëmijëve.
|