Cipras me siguri sot do të formojë qeveri

Athinë, 27 janar 2015 (MIA) - Formimi i qeverisë është prioriteti i parë i kryeministrit të ri grek Aleksis Cipras, përbërja e së cilës me siguri do të kumtohet sot pasdite, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Burime nga Koalicioni i tij i së majtës radikale (SYRIZA) njoftuan se, për çdo rast, qeveria e re do të formohet më së voni deri nesër.

Cipras nuk ka për qëllim të përfshijë anëtarë të Potamit në kabinetin e tij, e as që do të kërkojë diçka nga partitë e tjera. Të njejtat burime thonë se qeveria do t'i prezantojë qëndrimet dhe ligjet e saj të cilët premtoi se do t'i miratojë dhe do t'i lë partitë e tjera "të mbajnë përgjegjësi" për procedurat e tyre.

Qeveria e re e Ciprasit me siguri do të ketë katër ministri, në të cilat do të bashkohen disa kabinete, ndërsa dy ministri do të riemërohen.

Në Ministrinë e re të Punëve të Brendshme dhe Reformave Administrative do të bashkohen Ministria e Punëve të Brendshme, e Reformave Administrative dhe E-Qeveri, Rend Publik dhe Mbrojtjes Civile, si dhe Ministria e deritanishme për Maqedoninë dhe Thrakinë.

Ministria e re e Ekonomisë, Infrastrukturës, Marinës Detare dhe Turizëm do t'i bashkojë ministritë për Zhvillim dhe Konkurrencë, të Marinës Detare dhe Egjeun, të Turizmit dhe të Infrastrukturës, Transportit dhe Lidhjeve.

Në Ministrinë e re të reformave në Prodhimtari, Mjedis Jetësor dhe Eenergjetikë, do të bashkohen ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Ndryshimeve Klimatike, të Reformave Bujqësore dhe Ushqim dhe repartet e Sekretariatit të përgjithshëm për industri, zhvillim dhe Ministria e Konkurrencës.

Qeveria, gjithashtu, do të formojë Ministri të Kulturës, Arsimit dhe Çështjeve Fetare, e cila do t'i kryerë obligimet e ministrive të Kulturës dhe Sportit, si dhe Arsimit dhe Çështjeve Fetare.

Ministria e Shëndetësisë, do të riemërohet në Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa Ministria e Punës, Sigurimit Sociale dhe Mbrojtjes Sociale do të riemërohet në Ministria e Punës dhe Solidaritetit Social. Sekretariati i përgjithshëm për sigurim social do të transferohet nga Ministria e Punës dhe Solidaritetit Social në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Burime partiake nga SYRIZA gjithashtu kanë bindur se të gjithë organet, vendet e punës dhe të punësuarit nga ministritë që do të bashkohen, do të transferohen në ministritë e reja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail