„Gjenerali i ushtrisë së vdekur„ në skenën e Stambollit

Stamboll, 27 janar 2015 (MIA) - Romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, dramatizuar nga Jeton Neziraj, kishte premierën dje në Teatrin "Instanbul Büyükşehir Belediyesi Şehir Tiyatroları" në Stamboll, Turqi.

Në një njoftim për media qendra Multimedia, informon se dramatizimi i "Gjeneralit…" [Ölü Ordunun Generali] i përkthyer në turqisht nga Bilge Emin, është vënë në skenë në teatrin kryesor të qytetit të Stambollit, nga regjisori i mirënjohur turk M. Nurullah Tunxher.

Në njoftim thuhet se shfaqjen e interpretojnë një kast prej 20 aktorësh, kurse në realizimin skenik të saj janë angazhuar një numër i madh bashkëpunëtorësh. Mësohet se "Gjenerali…" do të jetë shfaqja qendrore në repertorin e këtij teatri gjatë këtij sezoni.

"Kjo është vepra e parë e një autori nga Shqipëria që vihet në skenë nga një teatër në Turqi, kurse drama e tretë e autorit nga Kosova Jeton Nezirajt në teatrot turke. Vitin e kaluar janë inskenuar dhe dy dramat e tij "Yue Madeleine Yue" dhe "Fluturimi mbi teatrin e Kosovës", e dyta në Teatrin Kombëtar të Turqisë, ku vazhdon të shfaqet me sukses”, njoftojnë mediumet turke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail