Arrestime të reja të policëve turq të akuzuar për përgjime joligjore

Ankara, 27 janar 2015 (MIA) - Autoritetet turke dhanë urdhër për arrestimin e 26 policëve në kuadër të operacionit kundër të së ashtuquajturës "strukturë paralele".

Porkuroria në Izmir ka kërkuar realizim të operacionit për shkak të akuzës për përgjime joligjore të kryera nga "struktura paralele", siç Qeveria turke e quan gjoja rrjetin nga ithtarë të predikuesit islamik Fetullah Gjylen, të punësuar në strukturat shtetërore, si për shembull polici dhe gjykata.

Aksioni është realizuar në 11 qytete në qarkun Izmir. Sipas mediave turke, janë arrestuar 12 nëpunës policorë nga gjithsej 26, për të cilët është dhënë urdhër për paraburgim.

Gazeta "Hyriet" shkruan se operacioni policor është paralajmëruar që mbrëmë në rrjetin social Tuiter nga "Fuat Avni", i cili gjatë muajve të fundit u bë i njohur pr nga parashikimt e tij të sakta për operacionet vijuese policore.

"Në mëngjes do të ketë operacion në Izmir", paralajmëroi mbrëmë në profilin e tij shfrytëzuesi i panjohur në rrjetin social, për të cilin ekziston se mund të jetë njeri nga rrethet e brendshme të Qeverisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail