Greqia kundër sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Athinë, 28 janar 2015 (MIA) - Qeveria e re greke e koalicionit kumtoi se e kundërshton deklaratën e Bashkimit Evropian, me të cilën hapet rruga për sanksione plotësuese ndaj Kremlinit, për shkak të konfliktit në Ukrainë, dhe shprehi pakënaqësi që nuk ishte konsultuar.

"Greqia nuk dakordohet", kumtoi Kabineti në Athinë, duke shtuar se me deklaratën ishte shkelur "procedura adekuate" pa u siguruar paraprakisht pëlqimi nga Greqia.

"Hapat e dyshimtë" të Qeverisë së re greke për t'i kundërshtuar sanksionet e reja ndaj Rusisë, e arsyetojnë politikën e jashtme para sfidave të saj ndaj gjendjes së status kuo-së në Evropë, komentojnë disa analistë të huaj.

Nëse Qeveria greke do ta shndërrojë këtë retorikë në realitet, do të testohet kur ministri i ri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias do të ketë mundësi të bllokojë vendosjen e sanksioneve plotësuese në takimin e jashtëzakonshëm të shefave të diplomacive të BE-së, të enjten në Bruksel, shkruan agjencia Bllumberg.

Për vendosjen e sanksioneve nevojitet pëlqimi nga 28 qeveritë e anëtareve të BE-së. Vetoja greke do ta godiste konsensusin e brishtë evropian për përballje me Rusinë dhe fillimisht do ta ulte vullnetin e mirë ndaj SYRIZA-s përderisa lobon për kushte më të lehta për marrëveshjen për ndihmë financiare, komenton agjencia.

Kjo gjithashtu do të ketë ndikim negativ ndaj marrëdhënive me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila e tregoi mbështetjen e saj që të vazhdohet me presion ndaj Rusisë gjatë eskalimit të dhunës në Ukrainën lindore.

Në fjalimin gjatë marrjes së funksionit të minsitrit, Koxias tha se Qeveria e tij i kundërshton "rregullat për operacion" në suaza të BE-së lidhur me deklaratat për Rusinë.

"Secili mendon se në emër të borxhit, Greqia do të heqë dorë nga sovraniteti i vet dhe pjesëmarrja e saj aktive në politikën evropiane, gabon. Ne dëshirojmë të jemi grekë, patriotë, evropianë, internacionalistë", deklaroi Kuxias.

Ndërkohë, Kabineti i Ciprasit kontaktoi se zyren e kryetarit të Këshillit evropian, Donald Tusk, ndërsa kryeminsitri personalisht me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, në mënyrë që të shprehin protestë ndaj përmbajtjes së deklaratës dhe të propozojnë ndryshime në të, por propozimet e para ishin anashkaluar dhe deklarta është kumtuar në versionin fillestar", lajmëruan mediumet greke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail