Shqipëria bën thirrje për dialog në Prishtinë

Tiranë, 28 janar 2015 (MIA) - Mbi zhvillimet e fundit në Kosovë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Në një kumtesë publike, MPJ dënon aktet e dhunës dhe i bën thirrje faktorit politik kosovar që të distancohet prej saj.

"MPJ u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetpërmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës", thuhet në kumtesë.

MPJ shqiptare fton forcat politike në Kosovë që të shfrytëzojnë institucionet dhe dialogun me qeverinë e re, si mundësi të vetme për qetësimin e situatës dhe të përdorin të gjitha energjitë në adresimin e sfidave euro-atlantike të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail