Kryeministri i kosovës Isa Mustafa sot e mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, sot do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar, njoftojnë mediat kosovare.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë pas protestës që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera opozitare, protestë kjo që la të lënduar dhjetëra protestues dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë protestës së djeshme u arrestuan rreth 100 persona.

Nuk dihet nëse gjatë mbledhjes së sotme të këtij kabineti qeveritarë do të diskutohen kërkesat e djeshme të protestës për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq dhe kthimin e ligjit në Kuvend për ndërmarrjen "Trepça".

Mbledhja e Qeverisë është thirrur për në orën 10:00.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail