Arrestime masive të pedofilëve në Serbi

Beograd, 29 janar 2015 (MIA) - Policia serbe arrestoi katër persona për shkak të posedimit të pornografisë së fëmijëve, ndërsa i dyshuari i pestë ka arritur të ikë, kumtoi sot gazeta beogradase "Blic".

Operacioni i djeshëm është pjesë  aksionit "Armagedon", i kryer në tërë Serbinë.

Tek personat, të dyshuar për pedofili, janë gjetur porno xhirime tmerruese, në të cilat keqtrajtohen fëmijët.

Personi B.B., i cili arriti të ikë, ka pasur profil të rrejshëm në Fejsbuk, përmes të cilit kamashtruar vajza të mitura dhe ka kërkuar prej tyre të xhirohen dhe të fotografohen pa veshje, e më pas u është kërcënuar se fotografitë do t'i publikojë në internet. Policia supozon se B.B. ka ikur në Mitrovicë, Kosovë.

Nga pesë burrat, tek të cilët janë gjetur një numër i madh i xhirimeve pornografike, në të cilat është vërejtur keqtrajtimi seksual i fëmijëve dhe të miturve, B.B., i cili është gazetar i mëparshëm në Tanjug, dhe S.Ç., edhe paraprakisht i dënuar për pedofili.

B.B. për shkak të vepërs së njejtë penale, në vitin 2012 është dënuar me tre vit burg, por dënimin nuk e ka mbajtur, sepse e kanë maltretuar të burgosurit e tjerë.

S.Ç. ka qenë i dënuar për shkak të veprës së njejtë me dënim me kusht. Ai në moshën 14-vjeçare në Gjermani është dënuar edhe për vrasje.

Në materialet e gjetura pronografike ka xhirime të mterrshme të keqtrajtimit të fëmijëve, ndërsa vajza më e vogël në to ka pesë apo gjashtë vjet. Policia po konfirmon nëse fëmijët janë keqtrajtuar në Serbi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail