Plan sllovak për uljen e varësisë të Ballkanit nga gazi rus (KRGJ)

Bukuresht, 29 janar 2015 (MIA) - Operatori kombëtar i gazit sllovak "Eustrim" planifikon në dy javët e ardhshme të nënshkruajë Memorandum për mirëkuptim me kompanitë nga Bullgaria dhe Rumania për ndërtimin e gazsjellësit, i cili duhet ta ulë varësinë e vendeve ballkanike nga gazi rus.

Ashtu siç njofton gazeta rumune "Gandul", "Eustrim" propozon distribuimin e gazit për Ballkanin përmes  sistemeve ekzistuese të gazsjellësit të Sllovakisë në Ukrainë, ndaj të cilave duhet të lidhet  gazsjellës i ri nëpër Rumani dhe Bullgari.

Përkrahësit e projektit të tillë thonë se ndërtimi i gazsjellësit do të mundësojë vendet si Bullgaria dhe Serbia të marrin gaz, madje edhe nëse Rusia e ndalon dërgesën e enegjensës përmes Ukrainës, citon gazeta.

Sipas planit të "Eustrim" ndërtimi  i gazsjellësit të ri ballkanik  do të kushtojë mes 750 milionë dhe 1,2 miliard euro, në varësi të trasës së zgjedhur. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 570 kilometrave do të kishte kapacitet për transferim deri në 20 miliard kub metra gaz në vit nga Rusia, por edhe nga vendet perëndimore, drejt Ballkanit.

Njeriu i parë i "Eustrim" Tomas Maraçek deklaroi se kompania e tij do të jetë shtyllë bartëse e projektit, por drejt tij si aksionarë mund të paraqiten  edhe të gjitha kompanitë tjera të interesuara, duke i cituar si partnerë të mundshëm të OMB-së austriake dhe "Gas du Frans"-it francez.

"Krahas gazit rus, gazsjellësi i ri mund të distribuojë gaz edhe nga terminali i Austrisë ose nga burime alternative nga Deti Mesdhe dhe Kaspik. Gazsjellësi i tillë do t'i bëjë Evropën dhe të gjithë rajonin ballkanik më pak në nvarur nga Rusia", theksoi Maraçek.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail