Çaushogllu: BE-ja duhet ta përforcojë kontrollin e kufijve

Ankara, 29 janar 2015 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet ta përforcojë kontrollin e kufijve, me qëllim që të parandalohet udhëtimi i xhihadistëve të rinj për në Siri përmes Turqisë, deklaroi ministri turk i Punëve të jashtme, Mevlut Çaushogllu.

"Të gjithë janë dakord se është i domosdoshëm bashkëpunimi i shërbimeve zbuluese dhe bashkëpunim më i mirë adekuat në luftën kundër xhihadistëve të rinj. Në atë pikëpamje bashkëpunojmë mirë me SHBA-në dhe disa vende anëtare të BE-së. Me një numër të madh të vendeve megjithatë kemi vetëm bashkëpunim rutinor në atë sferë", deklaroi Çaushogllu.

Siç kumtoi gazeta turke "Hyriet dejli njus", Çaushogllu theksoi se në takimin e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit radikal Shteti islamik, të mbajtur më 22 janar në Londër, e ka paraqitur qëndrimin se nuk ka bashkëpunim efikas të mjaftueshëm me një numër të madh të vendeve në luftën kundër xhihadistëve të huaj, si dhe se mungon strategjia për parandalimin e udhëtimeve të xhihadistëve nga Evropa në Siri.

Ministri turk i Punëve të Jashtme deklaroi se thjeshtë bashkëpunimi i shërbimeve zbuluese nuk mjafton, duke shtuar se ka raste kur luftëtarët e huaj të cilët janë deportuar nga Turqia më pas sërish lajmërohen në kufirin turk.

Çaushogllu, njëkohësisht, i bëri kritikë të ashpër një numri të madh vendesh se nuk po ndërmarrin përgjegjësi për krizën në Siri.

"Për fat të keq shumë vende nuk ndërmarrin përgjegjësi, as në luftën kundër terrorizmit, as për arritjen e zgjidhjes politike për Sirinë", theksoi ministri turk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail