Ndërroi jetë ish presidenti bullgar, Zhelju Zhelev

Sofje, 30 janar 2015 (MIA) - Në moshën 79 vjeçare sot ndërroi jetë presidenti i parë i zgjedhur demokratik në Bullgari, Zhelju Zhelev, lajmëroi BTA.

Zhelev ka lindur më 3 mars të vitit 1935 në fshatin Veselinovë në Shumen. Arsimin e mesëm e mbaroi në gjimnazin në Shumen, dhe në vitin 1958 diplomon filozofi në Universitetin e Sofjes "Shën Klimenti i Ohrid".

Filozof me profesion, disident, politikan dhe burrështeti, Zhelju Zhelev ishte iniciator dhe bashkë-themelues i perestrojkës, dhe një nga themeluesit e Lidhjes së Forcave Demokratike (LFD) në dhjetor të vitit 1989.

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake pas ndryshimeve në Bullgari në qershor të vitit 1990, Zhelev u bë koordinator i Grupit Parlamentar të LFD-së, dhe më 1 gusht të vitit të njëjtë, Kuvendi Kombëtar e zgjodhi president i Bullgarisë. Në janar të vitit 1992 u rizgjodh në postin në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Bullgari. Postin president ai e mbajti deri në janar të vitit 1997.

Zhelev është bartës i çmimit më të lartë në Bullgari, dekoratës "Stara Planina" e shkallës së parë, si dhe i një numër të madh të çmimeve akademike dhe shtetërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail