Rusia do t'i jep para Greqisë, nëse Athina e kërkon këtë

Rusia do t'i jep para Greqisë, nëse Athina e kërkon këtë

Athinë, 30 janar 2015 (MIA) - Ministri rus i Financave Anton Siluanov deklaroi se Rusia do të mendojë t'i japë ndihmë financiare Greqisë, nëse Athina kërkon.

"Mund të paramendojmë çdo lloj situate, kështu që nëse një kërkesë e tillë i dërgohet Qeverisë ruse, ne definitivisht do ta shqyrtojmë, por do të merren parasysh të gjithë faktorët nga marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe Greqisë, kjo është e vetmja që mund të them. Nëse kërkohet, ne do ta shqyrtojmë", deklaroi Siluanov në intervistë për Si-En-Bi-Si.

Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Athina, Qeveria e re greke para dy ditëve kumtoi se e kundërshton deklaratën e Bashkimit Evropian me të cilën hapet rrugë për sanksione shtesë ndaj Kremlinit për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe shprehu pakënaqësi që nuk është konsultuar.

Megjithatë, ministrat e punëve të jashtme të BE-së dje në Bruksel morën vendimin që t'i vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë deri në shtator.

"Negociatat për Rusinë në BE përfunduan me kompromis të mirë për BE-në dhe Greqinë", deklaroi mbrëmë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, pas takimit në Bruksel.

Koxias tha se dokumenti i miratuar nga ana e ministrave për politikë të jashtme është ndryshuar dhe shtoi se përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Hashtme dhe Siguri, Federika Mogerini ka thënë se delegacioni grek, duke i mbrojtur qëndrimet e veta, ka mundësuar arritjen e një zgjidhjeje kompromise.

Shefi i diplomacisë greke theksoi se dokumenti është miratuar "fal orvatjeve greke" dhe se në masë të madhe i shprehin pozitat e Qeverisë.

"Për shembull në tekst u bëhet thirrje të gjitha palëve të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, ndërsa Rusia është përmendur vetëm lidhur me akuzën e separatistëve", sqaroi Koxias.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail