Eurodeputetët me kritika për hartën e dialekteve të gjuhës bullgare

Strasburg, 23 shkurt 2015 (MIA) - Eurodeputeti spanjoll Zhordi Sebastia nga grupi i Aleancës së lirë evropiane dërgoi kritika në adresë të hartës së "dialekteve të gjuhës bullgare në dhe jashtë kufijve të Bullgarisë", që, sipas tij, promovon ideologjia e vjetëruar ultranacionaliste.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, Sebastia kërkoi nga Komisioni Evropian të thotë nëse i kontrollon projektet që janë financuar nga fondet evropiane, e të cilat janë në kundërshtim me parimet evropiane. Ai në pyetjen e deputetit drejtuar Komisionit Evropian thekson se "i tërë ky projekt" për dialektet e gjuhës bullgare në dhe jashtë kufijve të Bullgarisë, "ka shumë pak lidhje me shkencën dhe e promovon qartë ideologjinë  vjetëruar ultranacionaliste bullgare".

Euodeputeti shqyrton se ky dokument i lëshuar nga Akademia bullgare e shkencave, "de fakto e mohpn ekzistimin e gjuhës maqqedonase, përkatësisht se të gjithë maqedonasit të cilët e flasin gjuhën maqedonase në Bullgari, Maqedoni, Greqi dh Shqipëri, sipas studimit, në të vërtetë flasin dialkte të gjuhës bullgare". Dhe jo vetëm këtë, sipas hartës "gjysma e popullatës së Gadishullit Ballkanik, përfshirë edhe rajone në Rumani, Turqi dhe Serbi, kanë folur gjuhë bullgare", thekson Sebastia.

Eurodeputeti e pyet Komisionin Evropian, duke pasur parasysh se projekti fillimisht ishte finanuar nga Foni social evopian, nëse Komisioni dhe posaçërisht komisarët Navraçiks, Han dhe Moskovisi janë të vetëdijshëm për përmbajtjen e këtij projekti?

Eurodeputeti spanjoll e pyet më tej Komisionin "nëse është e pranueshme që Foni social evropin dh obliguesit tatimor të BE-së të financojnë projekte të cilat promovojnë racizëm dhe mostolerancë, e me atë shkelen parimet themelore të BE-së".

Sebastia në fund dëshiron të ijë nëse Komisioni kryen çfarëolloj kontrolli ndaj përmbajtjes së projekteve të cilat ai i financon. Nëse është ashtu, përse nuk ka arritur të identifikojë kontradikta të dukshme të cilat i shkaktoi kjo hartë, konsideron eurodeputeti.

Në përgjigje të pyetjes në formë të shkruar, euokomisarja Marijan Tijsen, kufizohet nga përmbajtja e studimit të ekipit të shkencëtarëve bullgarë.

"Komisioni do të donte të pëmendë se ai është kompetent për evaluimin dhe monitorimin e projekteve të bashkëfinancuara nga Fondet struktuore evopiane, nga aspekti i menaxhimit të tyre financiar, përgjegjësia për konkludimet e zhvilluara në kuadër të këtyre projekteve shtrihet në tërësi në shfrytëzuesit dhe posaçërisht në autorët e hulumtimit, në këtë rast, ekipit bullgar të shkencëtarëve", thekson Tijsen në përgjigje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail