Shqipëria për një vit me pothuajse 3.000 banorë më pak

Tiranë, 26 shkurt 2015 (MIA) - Më 1 janar të këtij viti Shqipëria ka pasur 2.893.000 banorë, që është për 2.942 më pak krahasuar me të njejtën datë të vitit të kaluar, njofton korrespondenti i MIA-s.

Sipas statistikës zyrtare, nga numri i përgjithshëm i banorëve, 1.462.005 janë meshkuj, ndërsa 1.431.000 femra ose korrelacioni është 102,1 meshkuj në njëqind femra.

Gjatë vitit të kaluar, sipas Institutit për statisitkë, në Shqipëri janë regjistruar 35.760 të sapolindur, prej të cilëve 19.683 meshkuj dhe 17.077 femra. Rritja natyrore e popullsisë ka qenë 15.104 persona.

Instituti konfirmon se vitin e kaluar vendin e kanë braktisur 46.413 persona, prej të cilëve 52 për qind meshkuj, ndërsa në Shqipëri janë kthyer 28.486 persona.

Rajoni më i banuar është Tirana, me 800.986 persona, pastaj Fieri me 315.012 dhe Elbasani me 301.397 banorë. Rajnet me më pak banorë janë Gjirokastra, Kukësi dhe Peshkopia, të cilët kanë 72.202, 85.461, gjegjësisht 136.476 banorë.

Në qoftë se bëhet krahasim me numrin e popullsisë pas rënies së komunizmit, atëherë Shqipëria kishte mbi 3,8 milionë banorë. Rajoni kufitar Peshkopia, në kufirin Shqipëri-Maqedoni afër Dibrës, kishte 350 mijë banorë, ndërsa Tirana rreth 300 mijë.

Përveç se në vendet e huaja gjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri masive ka qenë edhe dukuria e migrimit fshat-qytet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail