Cipras mori përkrahje nga bashkëpartiakët e tij për marrëveshje me eurogrupin

Athinë, 26 shkurt 2015 (MIA) - Kryeministri grek Aleksis Cipras mori përkrahje nga deputetët e partisë SYRIZA lidhur me marrëveshjen me eurogrupin. Cipras i lajmëroi parlamentarët edhe për negociatat e Greqisë me kreditorët e saj ndërkombëtar.

Sipas burimeve të Qeverisë, Cipras ka kërkuar nga deputetët e tij me ngritje të dorës të tregojnë nëse e përkrahin marrëveshjen me eurogrupin dhe shumica kanë qenë "për", lajmëroi ANA.

"Rezultati do të  varet dhe do të vlerësohet në raport të mënyrës në të cilën punojmë si qeveri. Menaxhojmë në bazë të mandatit të popullit. Do ta presim procesin në parlamentet e huaja dhe në dy deri tre ditët e ardhshme  do ta formojmë propozimin politik", deklaroi Cipras në fund të mbledhjes.

Ministrat e Financave nga eurozona miratuan vazhdim katërmujor të programit për ndihmë financiare të Greqisë. Parlamentet kombëtare në 18 shtetet e eurogrupit tani duhet të miratojnë vazhdim të programit për ndihmë të Athinës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail