Bullgaria me pagën minimale më të ulët në BE

Bruksel, 26 janar 2015 (MIA) - Në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria e ka pagën më të ulët minimale prej 184 euro në muaj, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Sipas të dhënave të publikuara sot të Eurostatit, kundrejt përfitimit më të ulët në Bullgari, pagën më të lartë minimale mujore në BE prej 1.923 eurove e  ka Luksemburgu.

Shtetet në BE sipas lartësisë së pagës minimale ndahen në tre grupe. Në grupin e parë me pagë deri në 500 euro, krahas Bullgarisë, bëjnë pjesë edhe shtetet e Evropës Lindore dhe Kroacia, në grupin e dytë me paga prej 500 deri në 1.000 janë Sllovenia dhe vendet e Evropës Jugore, ndërsa Gjermania, Britania e Madhe, Franca, shtetet nordike dhe vendet e Beneluksit janë pjesë e grupit me paga më të larta se 1.000 euro.

Në krahasim me vitin 2008, rënie e pagës minimale është vërejtur vetëm në Greqi edhe atë për 14 për qind, në Irlandë ajo ka mbetur e njëjtë, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të BE-së përfitimi mujor minimal shënon rritje.

Rritje më të madhe të pagave në periudhën janar 2008 janar 2015 ka në Rumani prej 95 për qind, Bullgari prej 64, Sllovaki prej 58 dhe Letoni prej 57 për qind tregojnë të dhënat e Eurostatit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail