Verufakis do të shtrojë gjashtë propozime për reforma në takimin e Eurogrupit

Athinë, 3 mars 2015 (MIA) - Ministri grek i Financave Janis Varufakis deklaroi se do të prezantojë propozime për gjashtë reforma të takimin e Eurogrupit të hënën, njoftoi "Katimerini".

"Do të shkoj me gjashtë propozime, që t'i shqyrtojmë cilat prej tyre munden menjëherë të zbatohen" tha Verufakis.

Deklarata e Verufakis vijoi pasit kryetari i Eurogrupit Jerun Deselbum deklaroi në një intervistë për "Fanejshëll Tajms" se Greqia mund të fitojë një pjesë nga kësti në vlerë prej 7,2 miliardë ero që në mars, nëse përparon me reformat.

Verufakis bindi se Greqia nuk do të ketë problem ta paguajë kredinë në vlerë prej 1,5 miliardë euro ndaj FMN-së. Ai gjithashtu e përjashtoi mundësinë për daljen e Greqisë nga eurozona, duke u shprehur se opsioni më i mirë për vendin është ristrukturimi i borxhit në suaza të eurozonës.

"Dalja nga eurozona do të ishte gjëja më e keqe që mund të na ndodhë" theksoi ministri grek i Financave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail