Një ekip ekspertësh do ta kontrollojë ushqimin e Erdoganit në rezidencën e tij të re

Ankara, 3 mars 2015 (MIA) - Një ekip ekspertësh e kontrollon ushqimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kujdesetë që të gjitha ushqimet të kontrollohen në laborator para se t'i shërbehen në rezidencë.

"Të gjitha ushqimet dhe erëzat kontrollohen para se t'i shërbehen Erdoganit në rezidencë" deklaroi Xhevdet Erdol, mjeku personal i presidentit.

Erdol, i cili është deputet i Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit, theksoi se masa lidhur me ushqimin e presidentit nuk ndërmerren vetëm në rezidencë, por edhe kur ai udhëton jashtë vendit.

"Është planifikuar në pallatin presidentit të ndërtohet edhe laborator për siguri të ushqimit. Krijuam ekip pesë anëtarësi për raste urgjente, i cili do të jetë në dispozicion në rezidencë nga 14 orë në ditë. Përgatitëm plan pune për shëndetin dhe ushqimin  e shefit të shtetit. Gjithçka që ai ha dhe pi paraprakisht analizohet për rrezatim, kimikalet, metalet e rënda dhe bakteriet, sqaroi mjeku.

Sipas Erdol, vrasjet e personave të njohur tashmë nuk kryhen vetëm me armë zjarri, por shpesh edhe përmes ushqimit, dhe për këtë shembuj nga ushqimi i Erdoganit analizohen në laboratorët në Ankara dhe Stamboll.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail