Presidentja e Kosovës Jahjaga kërkon kthjelljen e klasës politike

Prishtinë, 3 mars 2015 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e kënaqur me punën e saj në katër vite prej se është në këtë funksion, megjithatë e pranon se në qeverisjen e Kosovës janë bërë gabime që duhet përmirësuar dhe se klasës politike të Kosovës i duhet një kthjellje.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, presidentja e vendit flet për zhvillimet e fundit në vend, prej kërkesës për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe Asociacionit të Komunave Serbe, deri tek migrimi masiv që e tronditi Kosovën dhe emërimi problematik i kryeprokurorit të shtetit.

Në intervistë, Jahjaga flet edhe për ndryshimet e mundshme të Kushtetutës, reformën e munguar zgjedhore, problemet në luftimin e krimit dhe korrupsionit, imazhin e keq ndërkombëtar të vendit, si dhe mundësisë që Kosova ta padis Serbinë për gjenocid.

Jahjaga në intervistë u deklarua edhe në lidhje me planifikimin familjar, temë kjo që u ndez pas deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit Blerand Stavileci.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail