Një aerplan turk e gaboi pistën gjatë aterrimit në Nepal (video)

 

Katmandu, 4 mars 2015 (MIA) - Një aeroplan i kompanisë "Turkish erlajns" me 238 udhëtarë e gaboi sot pistën gjatë aterrimit në aeroportin në Katmandu dhe ka zbritur në një fushë në afërsi.

Disa nga udhëtarët kaluan me lëndime më të lehta.

Gjatë aterrimit ka pasur mjegull të dendur, ndërsa pista ishte e rrëshqitshme pas reshjeve ditore.

Aeroplani është nisur nga Stambolli pas fluturimit shtatë orësh, gjysmë ore ka fluturuar mbi Nepal para se të zbresë nga tentimi i dytë.

Aeroporti ndërkombëtar në Katmandu është mbyllur pas këtij incidenti.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të aeroplanit turk në të cilat shihet se pjesa e përparme e aeroplanit është dëmtuar, ndërsa mediat lokale theksojnë se gjatë alterimit kanë dështuar frenat.

Udhëtarët theksojnë se pas aterrimit në aeroplan ishte paraqitur tym dhe njerëzit kanë marrë frymë me vështirësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail