Ekonomia e Bullgarisë pëson humbje për shkak të sanksioneve të BE-së dhe kundërmasave të Rusisë

Moskë, 5 mars 2015 (MIA) - Ekonomia bullgare po pëson humbje për shkak të sanksioneve antiruse të BE-së dhe kundërmasave të Rusisë dhe Qeveria bullgare nuk është e kënaqur nga kjo situatë, deklaroi zëvendëskryeministri bullgar Ivajlo Kalfin, transmeton BTA.

Kalfin ndodhet në një takim në Moskë me kryetarin e komitetit për çështje ndërkombëtare në Këshillin e Federatës, Konstantin Kosaçov.

Sipas Kalfinit mund të flitet për përfundimin e periudhës së rëndë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së vetëm për rregullimin e situatës në Ukrainën Lindore. "Bullgaria gjithmonë merr qëndrim se situata në Ukrainën Lindore duhet të zgjidhet dhe se duhet të marrin pjesë në këtë", theksoi ai.

Kalfin, gjithashtu, theksoi se për Bullgarinë, Rusia është partner shumë i rëndësishëm, ndërsa marrëdhënia e Rusisë në Bullgari në nivel të qytetarit të zakonshëm është shumë i ngrohtë dhe miqësor.

Kosaçov theksoi se Bullgaria duke e ndryshuar orientimin gjeopolitik ndaj NATO-s dhe BE-së në këtë organizatë mund ta ketë rolin e saj në kontekst të marrëdhënieve për organizatën dhe Rusinë. "Sipas nesh tani për tani ky potencial i bullgarisë në masë të madhe nuk përdoret dhe me keqardhje mund të them se një gjë e tillë u dëshmua si pengesë në rrugën për realizimin e projektit, Rrjedha Jugore", konstatoi senatori rus.

Zëvendëskryeministri bullgar Kalfin, theksoi se Bullgaria nuk sheh alternativë në dërgesën e gazit rus për në Evropë. "Tani Evropa synon kufizimin e dorëzimit të gazit rus, por për momentin nuk ka alternativë. Kjo nuk është vetëm pozitë e imja, është pozitë e qeverisë së Bullgarisë", theksoi Kalifan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail