Stuhia e borës e kaploi Bllkanin

Zagreb/Sarajevë/Podgoricë, 5 mars 2015 (MIA) - Përkeqësimi i paralajmëruar i motit, ulja e temperaturave me reshje të mëdha të shiut dhe të borës arriti në pjesën më të madhe të rajonit, ndërsa paralajmërimi i kuq i Meteoalarmit është vendosur për bregdetin Adriatik dhe Hercegovinën lindore.

Përgjatë bregdetit kroat fryen stuhi orkane, ashtu që në ndërprerje janë një numër i madh i linjave trajektore, ndërsa shumë rrugë janë mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve dhe tani për tani kamionët me rimorkio nuk mund të vozisin nga brendësia e Dalmacisë dhe bregut Kriat dhe anasjelltas, kumtoi autoklubi kroat.

Cikloni Rea u ngrit mbi Kroaci, në Slloveni parashihen reshje të kombinuara të shiut dhe borës, ndërsa në Lika dhe Gorski Kotor nga bora.

Në Split fryn stuhi orkane, ndërsa ajo intensitet më të madh ka në Velebit dhe në Dalmaci.

Në Makarskë, shpejtësia e erës arrin 130 kilometra në orë, ndërsa në Podstrana ekipet për intervenim duhet të largojnë një shtyllë të rrëzuar elektrike.

Në terminalin tregtar-transportues Split u rrëzua një pjesë e çatisë së firmës "Dalmeks", përderisa në rajonin e Dornje Podstrane në ndërprerje është furnizimi me energji elektrike.

Për shkak të reshjeve të borës në Kroaci është ndaluar qarkullimi për automjetet mbi 7,5 tonë në vendkalimin Izaçiq, përderisa në vendkalimet tjera nuk ka pritje më të gjata.

Në Bosnjë e Hercegovinë, Meteoalarmi evropian sot publikoi paralajmërim të kuq për Hercegovinën lindore dhe të verdhë për pjesën tjetër të vendit.

Parashikimet paralajmërojnë reshje më të mëdha të borës pikërisht në Hercegovinën lindore.

Komunikacioni për shkak të borës në shumicën e akseve rrugore në BeH veç më po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar, ndërsa në aksin rrugor Sarajevë-Konjiq në qafën malore Ivan tërësisht është ndaluar komunikacioni për automjetet e rënda transportuese.

Borë ka edhe në Malin e Zi, ndërsa nga mëngjesi për shkak të reshjeve është ndaluar komunikacioni për kategori të caktuara të automjeteve në rrugën Podgoricë-Bijelo Pole.

Në Slloveni shërbimet kompetente paralajmërojnë për erë jashtëzakonisht të fuqishme dhe stuhi në rajonet bregdetare dhe në fuqi është paralajmërimi i verdhë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail