Përfundon seanca e Kuvendit të Shqipërisë, nën tension miartohen të gjitha pikat e rendit të ditës

Tiranë, 5 mars 2015 (MIA) -  Mes debatesh, deputetët e maxhorancës miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës së Kuvendit të Shqipërisë, njofton ATSH-ja.

Ndërsa deputetët e opzitës vijonin të mbanin të rrethuar foltoren e parlamentit duke këmbëngulur në kërkesën për dërëheqjen e Ilir Metës, ky i fundit vijoi procedurat për miratimin e të gjitha pikave të parashikuara sot në parlament.

Me 80 vota u miratua projektligji "Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit", me 77 vota u miratuan ratifikimi i dy marrëveshjeve me BERZH-in për disa projekte në infrastrukturë, ndërsa me 78 vota u miratua projekt rezoluta për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes.

Paraprakisht seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë u ndërpre disa herë pas situatave të tensionuara që krijuan deputetët e opozitës pasi kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta pas akuzave të deputetit Tom Doshi se ka porositur një atentat kundër tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail