Opozita shqiptare sërish në protestaTiranë, 12 mars 2015 (MIA) - Opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike e kryetarit aktual të Tiranës, Lulzim Basha, sot sërish organizon protesta masive antiqeveritare.
"Basha tha dje se protesta do të jetë paqësore, ndërsa fajësoi qeverinë për gjendjen e vështirë ekonomike, por më së shumti u ndal tek kërkesat për shkarkim të Edi Ramës nga Qeveria.
Mediat citojnë se drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Dadi ka urdhëruar që policët të mos mbajnë armë, por shkopa gome. Megjithatë nuk ka informata të sakta se policët do të angazhohen në protestë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se protestat nuk janë mjet me të cilën mund të rrëzohet pushteti.
Ambasada amerikane në Tiranë kërkoi nga shtetasit e saj ta shmangin protestën dhe vendin ku do të mbahet ajo.
|