Cipras optimist pas mini samitit të mbrëmshëm për Greqinë

Athinë, 20 mars 2015 (MIA) - ­Greqia premtoi se për disa ditë do të parashtrojë listë me propozime të saj për reforma, deklaroi herët në mëngjes kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit treorësh të ministrave financiarë nga Eurozona, të kushtuar Greqisë.

Ajo shtoi se ministrat financiarë nga Eurozona janë të gatshëm në afat sa më të shpejtë të mundur të mblidhen që t''i vlerësojnë planet për reforma

"Nuk duhet të presim për një zgjidhje, për një rrugëdalje", theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel pas mbërritjes së saj në Bruksel duke iu referuar vendimeve të ministrave të Financave.

Ajo theksoi sot se nuk kishte asnjë arsye për tu dorëzuar, ndërkohë që koha na detyron të shmangim Greqinë nga asfiksia financiare si dhe rreziku i daljes nga Euro­zona.

"BE-­ja ka nevojë për nisma politike të guximshme që respektojnë njëkohësisht si demokracinë ashtu dhe traktatet për t’u çliruar nga kriza dhe për të shkuar drejt rritjes ekonomike", theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cili kërkoi zhvillimin e një mini­samiti mbi situatën e vendit të tij.

Drejtuesi i së majtës radikale do të pritet të hënën për herë të parë nga homologia konservatore gjermane, Angela Merkel në Berlin, ndërkohë që mosmarrëveshjet mes dy kryeqyteteve kanë marrë karakter agresiv këto javët e fundit .

Presidenti francez, Fransoa Olland i bëri thirrje qeverisë greke për respektimin e angazhimeve në kuadër të zbatimit të reformave, në këmbim të ndihmës për të cilën Greqia ka një nevojë jetësore.

Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve të saj janë në krizë. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, organizoi sot një takim mes kryeministrit grek, Ciprasi, kancelares gjermane, Merkel dhe presidentiz francez, Olland, me kryetarët e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, të Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Dragi dhe atë të Eurogrupit, Zheron Dijselbloem.

Shqetësimi rritet në Evropë mbi rrezikun e një daljeje të Greqisë nga eurozona, vullnetarisht apo aksidentalisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail