Në Tiranë do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe kosovare

Tiranë, 21 mars 2015 (MIA) - Të hënën, më 23 mars, në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas informatave nga Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme, të cilave u referohen mediat, delegacioni kosovarë do të mbërrijë në orën 10:30 dhe pas ceremonisë së pritjes në orën 10:45, në pallatin e kongreseve do të fillojë seanca e të dy Qeverive, e cila do të jetë e hapur për opinionin. Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe Isa Mustafa është paraparë për në orën 12:20.

Në mbledhje priten propozime të reja për avancim të bashkëpunimit, ndërsa do të bëhet edhe bilanc nga marrëveshjet ndërqeveritare të nënshkruara të deritanishme, për atë se çka deri më tani është realizuar.

Konkretisht, në mbledhje do të bëhet fjalë për marrëveshjet veçmë të nënshkruara midis ministrive të arsimit, shëndetësisë, kulturës, ekonomisë, bujqësisë dhe politikës sociale.

Mbledhja e parë e përbashkët e Qeverive të së dy vendeve u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në qytetin e Prizrenit, ku në vitin  1878  është formuar Liga e Prizrenit, e cila është angazhuar për krijim të shtetit shqiptar, e cila do t'i përfshinte të gjithë territoret në të cilat jetojnë shqiptarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail