Publicisti Kim Mehmeti përjetoi infarkt

Prishtinë, 22 mars 2015 (MIA) - Publicisti Kim Mehmeti i ka shpëtuar një sulmi në zemër që e ka pesuar gjatë javës. Ai është trajtuar në spitalin privat Spitali Medicine. Mehmeti fillimisht kishte menduar të shkonte në Shkup ose Tiranë, por në fund kishte vendosur të shërohej në Prishtinë. Dhe thotë se nuk është pishman. Ai është i kënaqur me shërbimet dhe trajtimin që i kanë bërë në spitalin "Medicine".

Publicistit shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmetit, nuk i kishte shkuar vizita në Kosovë sikur e kishte planifikuar.

Ai kishte mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës të mërkurën që shkoi, por pas kësaj ai është ballafaquar me probleme shëndetësore. Është goditur nga një sulm në zemër.

Fillimisht, tregon ai, kishte qenë para dilemës se a duhet të shkojë në Shkup ose në Tiranë. Por, kishte vendosur të shërohet në Prishtinë. Dhe, atë në Spitalin Medicine.

"Kur ndodhin sende të vështira në jetë, thonë është mirë të ndodhin në vendin e duhur dhe më njerëzit e duhur. Unë isha në Kosovë, në një ligjëratë me studentë dhe menjëherë pas asaj me kapi një sulm i zemrës dhe kur u shtrua pyetja se ku të më dërgojnë, a në Shkup a në Tiranë, unë thash pse jo në Prishtinë. Unë u ndala këtu. Edhe këtu duhet ne t’ju besojmë qendrave tona. Dhe s’ka sesi mos të ndjehet njeri mirë kur ka njerëz të mirë", tregon ai.

Mehmeti tash ndjehet shumë mirë, ai është shumë i kënaqur me shërbimet dhe punën në Spitalin Medicine, ku ai kreu intervenimin në zemër dhe sot qëndron në këmbë dhe rrëfen se si edhi deri te sulmi. Sipas tij, ne duhet të kemi besim edhe në spitalet tona, pasi edhe këtu gjejmë njerëz të cilët mund të na ndihmojnë dhe të kujdesen për neve.

Publicisti i njohur shqiptar thotë se nuk gaboi në zgjedhjen e tij. Ai në Spitalin “Medicinë” gjeti stafin më të mirë dhe një ekip mjekësh të rinj.

“Këtu ishte një ekip mjekesh të rinj, sa që vet ai entuziazmi i tyre të bën të besosh se çdo gjë do të përfundojë mirë. Ajo ishte ilaçi im më i mirë. Kur i shihja ata të rinj, ti i thua nuk mund, ajo zemër duhet të mos punoj shkaku i tyre, shkaku i entuziazmit të tyre, shkaku i dëshirës së tyre të jenë mjek të mirë. Jam plotësisht i kënaqur me shërbimin këtu”, rrëfen Mehmeti.

“Unë mendoj se këta e kanë kuptuar se ilaçi më i mirë për të sëmurin është fjala e mirë. E ketë duhet ta mësojnë spitalet tjera dhe shtetërore. I sëmuri vjen i sëmurë i mërzitur dhe vjen në shtëpinë e huaj dhe duhet ta presësh atë mirë, unë ato të gjitha i gjeta këtu dhe i falënderoj shumë”, ka shtuar Mehmeti, duket përfunduar se “njerëzit që të ndërhynë në zemër edhe të mbesin në zemër” thekson ai.

Për gjendjen shëndetësore të KimMehmetit ka folur edhe mjeku specialist i Spitalit Medicine, Xhem Bagdatli. Ai thotë se gjendja e Mehmetit është stabile pas intervenimit urgjent dhe se shpreson se edhe kontrollet do të shkojnë mirë.

"Ne kemi pasur kënaqësi qe shërbimin ia kemi dhënë një personi të rëndësishëm për shqiptaret", ka thënë mjeku turk, transmeton gazeta prishtinase "Gazeta ekspres".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail