Athina propozon komision gjermano-greke për reperacionet nga Lufta e Dytë Botërore

Berlin, 23 mars (MIA) -  Ministria gjermane e Punëve të Jashtme mbrëmë vonë  ka lëshuar një deklaratë të ministrit Frank - Valter Shteinmaer rreth takimit me homologun grek Kocias në të cilën ai pranon se ka probleme në mes të dy vendeve dhe se ato duhet të tejkalohen.

"Ne nuk duhet të lejojmë që çështjet e mëdha dhe të vështira që ne duhet t'i zgjidhim së bashku t'i rrezikojnë themelet e forta të marrëdhënieve  gjermane - greke", thuhet në deklaratën e Shtajnmaerit sipas të cilit duhet të përforcohet mirëkuptimi reciprok dhe nuk duhet të lejohet që të mos përdoret potenciali i madh i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

"U dakorduam që së bashku t'i shqyrtojmë marrëdhëniet dypalëshe në mes të Gjermanisë dhe Greqisë dhe të bisedojmë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen", thuhet në deklaratën e Shtajnmaerit pas darkë së dobishme zyrtare ku të dy ministrat e kanë përgatitur terrenin për takimin e sotëm mes Merkel dhe Cipras.

Ministri grek Kocias në deklaratën për Dojçe Vele tha se me homologun e tij kanë folur për miqësinë e gjatë dhe për interesat e përbashkëta ku sipas tij gjëja më e rëndësishme është që "të dy janë përpjekur për të kuptuar pozitat dhe për të kapërcyer stereotipet që ekzistojnë në të dyja palët."

"Greqia ka për qëllim që çështja e reparacioneve ushtarale të tejkalohet politikisht në vend se me masa juridike," deklaroi Kocias për gazetën "Sydeutshe Zaitung". Kocias në takim ka propozuar krijimin e një këshilli të ekspertëve nga të dy vendet për të tejkaluar mosmarrëveshjen mes dy vendeve lidhur me reparacionet.

Sipas analizës së institucioneve europiane Greqia ka vetëm edhe 15 ditë për të arritur marrëveshje me kreditorët, ku më i madhi është Gjermania për të ardhur deri tek të holla të reja dhe për ta shmangur falimentimin e shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail