Letër kontraverse nga Athina në prag të takimit Merkel - Cipras

Berlin, 23 mars 2015 (MIA) - Në letrën dërguar javën e kaluar nga kryeministri grek Aleksis Cipras, Berlinit zyrtar, por edhe disa qyteteve të tjerë kryesore evropiane thuhet se "është e pamunur që Greqia të servisojë debinë në disa nga javët e ardhshme për ndihmë  afatshkurtër financiare nga BE-ja". 

Letra, e cila u botua sot në Fajnenshell Tajms, ndërsa për të cilën nuk dihet nëse është parashtruar nga Athina apo nga Berlini përmban sqarime  nga qeveria greke pse Greqia nuk mund të paguajë llogarinë që  arrijnë për pagesë. 

Cipras konsideron se është e pamundur  të kthehet debia për së gjithash sepse nuk mund të ketë inkuadrim në tregjet e parave si dhe për arsye të ndalesave speciale nga Banka Evropiane Qendrore. 

Kryeministri grek argumenton se Athina mund të zgjedhë midis pagimit të debisë dhe pagimit të transfertave sociale  për të cilat kundërshton eurozona.

Letra ng Athina  është publikuar në ditën kur në Berlin duhet të takohet kancelarja Merkel me kryministrin grek Cipras. 

Qeveria greke sot  konfirmoi se në Berlin  arriti letër nga Athina  por refuzoi që ta komentojë  përmbajtjen e letrës. 

Sipas një pjeset të mediave gjermane sonte Cipras, Merkelit do t'i propozojë disa masa të reja për qeverinë e tij si tatim më të madh të cigareve dhe alkoolit si dhe rritjen e moshës për daljen në pension.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail