Komisari Han sot e nesër për vizitë në Kosovë

Prishtinë, 24 mars 2015 (MIA) - Komisari evropian për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, njoftojnë mediat kosovare.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me udhëheqësit politikë të Kosovës, ndërsa ai do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Kompleksit të Pallatit të Drejtësisë, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, do të përurohet të mërkurën, më 25 mars.

Shuma e përgjithshme e këtij projekti, i cili është implementuar në kuadër "Modernizimit të infrastrukturës në sektorin e sundimit të ligjit" është 30 milionë euro, nga të cilat 26.1 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, dhe komisari evropian Han, do të mbajnë një fjalim para audiencës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail