Në Prishtinë është vrarë një oficer i lartë policie

Prishtinë, 25 mars 2015 (MIA) - Sot në Prishtinë është vrarë një oficer hetues për krime ekonomike e korrupsion. Policia e Kosovës ka marrë informatën se në lagjen 'Mati 1' të Prishtinës rreth orës 7 të mëngjesit ka pasur të shtëna armësh.

Burime të mediave kosovare kanë treguar se Shemsi Gashi (61), polic i Kosovës, është vrarë për çështje pronësore.

Policia ka arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e policit.

Tre të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor ndërsa policia po e bastisë një shtëpi në Mati 1 e cila besohet se është e disa të afërmve të viktimës.

Polici i vrarë, ka punuar si hetues në Njësitin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Ndërkohë, kufoma e policit të vrarë është hequr nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail