Serbia është vendi i parë në Evropë sipas shkallës së vdekshmërisë nga kanceri

Beograd, 26 mars 2015 (MIA) - Serbia është shteti i parë në Evropë sipas shkallës së vdekshmërisë nga kanceri, ndërsa në vit kjo shkallë rritet mesatarisht për 2,5 për qind. që tregon se problemi me tumorët malinj është shumë serioz në këtë vend, deklaroi onkologu Sllobodan ÇIkariq, kryetar i Shoqatës serbe për luftë kundër kancerit.

Ai theksoi se arsye për numrin gjithnjë e më të madh të të sëmurëve dhe të vdekurve nga tumorët malinj është pasojë e bombaridmeve të NATO-s në të cilat janë përdorur 15 tonë uranium i varfëruar. Në bazë të raportit nga Regjistri për kancer pranë Instituti për shëndet publik "Dr. Millan Jovanoviq Batut" për lëvizjen e tumorëve malinj në vitin 2012, numri i përgjithshëm i të sëmurëve të rinj ka qenë 36.408, ndërsa kanë vdekur 21.269 persona.

Sipas raportit, tek popullata mashkullore dominon kanceri në mushkëri, ndërsa tek femrat arsyeja më e shpeshtë për vdekshmëri është kanceri në gji.

Çikariq thekson se ende nuk ka të dhëna për vitin 2014, por mund të pritet që numri i të sëmurëve të rinj është 40 mijë, duke e pasur parasysh rritjen vjetore të shkallës së vdekshmërisë.

Në shkurt të vitit të kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të dhëna për lëvizjen e tumorëve malinj në botë, sipas të cilave në vitin 2014 priten 14 milionë të sëmurë të rinj në botë, ndërsa në vitin 2034 priten 24 milionë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail