Mogerini: Serbia dhe Kosova të angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve

Prishtinë, 26 mars 2015 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini thotë se Kosova dhe Serbia janë tërësisht të angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe se tani si asnjëherë më parë është shumë me rëndësi të vazhdojnë dialogun.

"Ne e dimë se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të arrihet gjatë natës, ajo kërkon kohë dhe nuk është e lehtë", deklaroi Mogerini në intervistën për gazetën ditore të Prishtinës "Koha Ditore".

Ajo shton se që nga fillimi i dialogut ka përparim konkret. Mogerini thekson se ka edhe shumë punë për të bërë veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatimin e tërësishëm të marrëveshjeve të deritashme të arritura.

"Dialogu do të vazhdojë dhe sa më shpejt duhet gjetur zgjidhje të mundshme për çështje të hapura të cilat e pengojnë normalizimin e marrëdhënieve", deklaroi Mogerini.

Sipas saj zgjidhja e problemit me dialog dhe negociata është mënyrë evropiane dhe njëra nga qëllimet e negociatave është që Prishtina dhe Beogradi të sillen sa më afër Evropës.

Mogerini thotë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane gjë që është e njohur dhe e konfirmuar nga BE-ja në nivel të lartë.

"BE-ja përcakton hapa të qarta, kushte dhe reforma... qëllimi kryesor është i qartë. Kosova bënë përparim të mirë dhe duhet të jetë në pozitë që sa më shpejt ta nënshkruajë marrëveshjen për stabilizim", thotë ajo.

Mogerini sot e vizitoi Prishtinën, ndërsa nesër do ta vizitojë Beogradin.

Mogerini në takimet e radhës do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të deritashme të arritur në dialogun Prishtinë - Beograd.

Është e paraparë që Mogerini në Prishtinë të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin, Isa Mustafa.

Mogerini do të takohet edhe me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e Lëvizjes "Vetëvendosje" Visar Ymeri.

Pas takimit me liderët e partive opozitare Mogerini do të takohet edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në mbrëmje Mogerini do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërsa në Beograd, Mogerini do të takohet me presidentin Tomisllav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail