Jahjaga: Institucionet e Kosovës angazhohen për të përmbyllur MSA-në në fillim të verës

Prishtinë, 26 mars 2015 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, me të cilën diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga, siç njofton Telegrafi, theksoi se institucionet e Kosovës janë të angazhuara për të përshpejtuar përmbushjen e të gjitha kritereve të mbetura deri në qershor që do të mundësojnë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës dhe për të përmbyllur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në fillim të verës të këtij viti për të vazhduar me zbatimin e saj në fillim të vitit të ardhshëm.

Ajo inkurajoi përfaqësuesen e lartë Mogerini, që BE-ja të vazhdojë të ndërtojë politikë konsensuale në raport me Kosovën që ajo të gëzojë të njëjtin trajtim me të gjitha shtetet tjera të rajonit.

Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë.

Duke përshëndetur numrin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së dhe konstruktivitetin e palëve në procesin e dialogut. Ai e theksoi rëndësinë e zbatimit të këtyre marrëveshjeve si dëshmi të vullnetit politik dhe parakusht për përparimin e shteteve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja e njoftoi Mogerinin me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e marrëveshjes ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të trajtojë akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës.

"Kosova do të dëshmojë përkushtimin e saj për sundimin e rendit dhe ligjit dhe në respektim të plotë të parimit të drejtësisë", theksoi Jahjaga, tranmseton Telegrafi.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogerini dhe presidentja Jahjaga u pajtuan për të gjitha pikat e agjendës evropiane të Kosovës.

Mogerini përgëzoi presidenten Jahjaga për rolin e saj në promovimin e integrimit evropian brenda Kosovës dhe partneritetin me BE-në, angazhimin e saj për të qenë faktor uniteti në vend dhe në veçanti kontributin e presidentes Jahjaga në adresimin e migrimit ilegal dhe radikalizimit.

Shefja e diplomacisë evropiane, Frederika Mogerini, ka thënë se pret që Kuvendi i Kosovës të miratojë themelimin e Gjykatës Speciale.

"Llogaris që Kuvendi të ketë 2/3 e votave, sepse së pari kjo është në vijë me zotimet e vitit të kaluar dhe një mënyrë e mirë për të ecur përpara", ka thënë Mogerini.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa tha se ky vit do të jetë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe gjatë verës pritet nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

"Ky vit do të jetë i rëndësishëm për Kosovën, do të jemi të gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Mund të ju them se ne jemi këtu që së bashku të procedojmë në drejtim të duhur dhe me rezultate konkrete", tha Mogerini.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ajo tha se janë duke pritur raportin e vlerësimit teknik për liberalizimin e vizave, ndërsa u shpreh se politikisht dhe nga ana e saj janë të vullnetshëm që procesi të përparojë.

Mogerini tha se duke pasur parasysh përqindjen e rinisë në Kosovë, e dinë sa e rëndësishme është liberalizimi i vizave për Kosovën, dhe kjo perspektivë tha se do të jetë e vërtetë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri ka folur edhe për bisedimet me Serbinë. Ajo tha se zbatimi i Marrëveshjes për drejtësinë ka filluar pozitivisht.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se orientimi euroatlantik përfaqëson vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës.

Mustafa tha se Republika e Kosovës është një vend që ka pësuar shumë nga lufta dhe përkundër kësaj ka shprehur vullnet që përmes dialogut dhe kontakteve të drejtpërdrejta t’i zgjedhin problemet me Serbinë dhe të komunikojnë hapur me komunitetet në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problemeve. Ai tha se ka filluar të zbatohet Marrëveshja për drejtësinë, e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa tha se është shprehur pro krijimit të Gjykatës Speciale dhe nuk kanë frikë të ballafaqohen me të kaluarën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail