Arrestohen deputetët shqiptarë Mark Frroku dhe Tom Doshi

Tiranë, 25 mars 2015 (MIA) - Pasditen e sotme janë arrestuar deputetët shqiptarë Mark Frroku dhe Tom Doshi. Urdhër-arresti është lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe është ekzekutuar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë.

Mark Frroku u arrestua pasdite në një lokal në pronësi të familjes së tij, ndërkohë që forcat e policisë kanë hyrë në banesën e deputetit Tom Doshi. Kanë qenë forcat e njësisë speciale "Shqiponja", që kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Përgjithshme për deputetin Frroku. Ky i fundit ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Arrestimi i dy deputetëve vjen pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili i hapi rrugë organit të akuzës për ndjekjen penale, arrestimin dhe kontrollin e banesave të dy deputetëve. Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot heqjen e imunitetit të dy deputetëve.

Tetëdhjetë deputetë u shprehën pro heqjes se mandatit për deputetin Tom Doshi, ndërsa për imunitetin e Mark Frrokut u votua me 79 vota pro dhe një abstenim. Ndërkohë, në votim nga opozita mori pjesë vetëm deputetja Mesila Doda, pasi pjesa tjetër e deputetëve demokratë braktisën Kuvendin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail