E PREMTE Eda Zari të premten në Prishtinë

Prishtinë, 25 mars 2015 (MIA) - Artistja Eda Zari sot do të prezantohet në Prishtinë me një ekspozitë dhe performancë të drejtpërdrejtë. Kuratorë janë artistët Luran Osmani e Shuki Neziri.

Kjo performancë i prezantohet publikut si një përjetim i përveçëm, një përvojë e përzgjedhur për shqisat, syrin, veshin, mendjen dhe shpirtin.

Artistja Eda Zari prezantohet kësaj here jo vetëm si performuese vokaliste në skenë, por edhe si fotografe, e shoqëruar nga perkursionisti i mirënjohur Rhani Krija (nga grupi i STING), nga pianisti Ilir Bajri dhe basisti Visar Kuçi, për të sjellë tituj, këngë dhe kompozime bazuar në katër ciklet fotografke të ekspozitës.

Instalacionet fotografke (vendosur në koncept interaktiv në sallën e Teatrit “Oda”) do të shoqërohen nga forma të ndryshme muzikale: jazz, etno-motive, improvizime, ritme trance, instrumente monokorde arkaikë, zëra, tinguj natyrorë, etj.

Zëri dhe interpretimi i Eda Zarit, në dialog me muzikantët e saj, do të zgjerojnë spektrin tonal, duke sjellë nuanca vajtimi, heshtjeje, nota sensuale, melankolike, por aq dhe vitale, plot energji, të marra nga repertori dhe arsenali i saj improvizues.

Karakteri i performancës është meditativ, duke sjellë dëshirën për heshtje në paqe me shpirtin. Të gjithë ne, në momente të caktuara të jetës, kemi thellësisht nevojë për refektim, heshtje, për t’u çliruar nga mbingarkesat ndijore, duke bllokuar, kështu (qoftë edhe për një kohë të shkurtër), gjithë fltrat negativë me të cilat na përball jeta. Muzika është ajo që shoqëron, brenda një çasti kohor, ndjesitë, perceptimin dhe përshtypjet e dëgjuesit në sallë, në marrëdhënie me fotograftë, çastin, mesazhin që transmetojnë ato, në rrethana, momente e vende të caktuara.

Eda Zari u lind në Tiranë në Nëntor të vitit 1970 dhe si 4 vjeçare filloi të shfaqte talentin e saj për muzikë. Fillimisht në ambiente familjare e më vonë edhe del në skenë për herë të parë si 6 vjeçare.

Në moshën 16 vjeçare Eda Zari u prezantua për herë të parë profesionalisht në festivalet nacionale të RTSH-së.

Shkollimin e vazhdoi për kanto pranë liceut artistik “Jordan Misja“ në Tiranë për të vazhduar më tutje në “Akademinë e Arteve“. I hiqet e drejta për studime për shkak të një drame politike që familja e saj pësoi në fund të viteve të `80-ta dhe kështu Eda Zari detyrohet ti vazhdojë studimet në Gjermani. Fillon studimet në Universitetin e Kolnit “Musikhochschule“ dhe e fiton diplomën si “State Graduated Diplome Opera Singer“. Gjatë kohës së studimeve ishte pjesë e projekteve të ndryshme si:Opera, Muzikale, Opereta e shumë prezantime të tjera recitale me formacione orkestrale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail