Shefja e diplomacisë evropiane për vizitë në Beograd

Beograd, 27 mars 2015 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini sot do të udhëtojë në Beograd, pasi dje qëndroi për vizitë në Prishtinë.

Është paraparë që Mogerini në Beograd të takohet me presidentin serb Tomisllav Nikoliq, me kryeministrin Vuçiq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Siç lajmëron Tanjug, pritet që tema kryesore e bisedimeve të Mogerinit me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit serb të jetë vijimi e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura deri tani.

Dje, gjatë vizitës së Prishtinë, Mogerini deklaroi se marrëveshjet e arritura në kornizat e dialogut me Beogradin duhet të zbatohen në praktikë.

"Vet fakti se kryeministri kosovar Isa Mustafa ka kontakt të drejtpërdrejt me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq është hap pozitiv", theksoi Mogerini në konferencën e përbashkët për shtyp me Isa Mustafën.

Ajo theksoi se krahas përparimit të arritur, ka edhe shumë detyra për t'u  zgjidhur.

"Zbatimi i marrëveshjes është pjesa më e rëndë", theksoi Mogerini, duke shtuar se shpreson që dialogu Prishtinë-Beograd, që zvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, do të vazhdojë.

Ajo theksoi se shpreson që Parlamenti i Kosovës ta miratojë formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së theksoi se ky vit do të jetë me rëndësi për Kosovën dhe se me siguri Prishtina gjatë verës do ta nënshkruajë Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim me BE-në.

Paraprakisht në intervistën për gazetën "Koha Ditore", Mogerini vlerësoi se Kosova dhe Serbia janë tërësisht të angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe se tani si asnjëherë më parë është shumë me rëndësi të vazhdojnë dialogun.

"Ne e dimë se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të arrihet gjatë natës, kjo kërkon kohë dhe nuk është lehtë", deklaroi Mogerini në intervistë. 

Ajo shton se që nga fillimi i dialogut ka përparim konkret. Mogerini thekson se ka edhe shumë punë për të bërë veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatimin e tërësishëm të marrëveshjeve deri tani të arritura.

Sipas saj zgjidhja e problemit me dialog dhe negociata është mënyrë evropiane dhe një nga qëllimet e negociatave është që Prishtina dhe Beogradi të vijnë sa më afër Evropës.

Mogerini thotë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, gjë që është e njohur dhe e konfirmuar nga BE-ja në nivelin më të lartë.

"BE-ja përcakton hapa të qarta, kushte dhe reforma... qëllimi kryesor është i qartë. Kosova bënë përparim të mirë dhe duhet të jetë në pozitë që sa më shpejt ta nënshkruajë marrëveshjen për stabilizim", thotë ajo në intervistë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail