Parlamenti grek sot do të bisedojë për reformat e propozuara në Cipras

Athinë, 30 mars 2015 (MIA) - Reformat e përpunuara nga qeveria e Aleksis Cipras sot do të jenë temë e seancës së jashtëazkonshme të parlamentit grek në nivel të liderëve politikë, shkruajnë mediat greke.

Gazeta "Etnos" thekson se seanca e jashtëzakonshme është kërkuar nga kryeministri Aleksis Cipras, i cili vjen në kohë kur bisedimet e vendit me partnerët për listën e reformave ndodhen në moment kyç.

Lista e reformave është miratuar nga qeveria dhe duhet t'i prezantohet Eurogrupit, e cila do të japë dritë të gjelbër për zhbllokimin e një pjese të transhës për Greqinë, derisa vendi përballet me probleme me likuiditetin, thekson "Katimerini".

Analistët presin debat të ashpër në parlamentin grek.

Opozita e akuzon kabinetin e Cipras për mënyrën në të cilën i zhvillon bisedimet me partnerët evropianë, ndërsa kritika ka edhe për refuzimin e partisë qeveritare që t'i vendosë në votim në parlamentin tekstin për marrëveshjen kreditore.

Qëllimi i Cipras është që të sqarojë se cilat janë qëllimet e Qeverisë në bisedimet. Gazeta "Naftemboriki" thekson se sonte pritet që Cipras të kërkojë nga opozita të marrë pozicion të qartë për negociatat.

Athina pret që Eurogrupi të mbajë mbledhje më 1 prill dhe të dalë me vendim për zhbllokimin e një pjese të transhës për Greqinë në vlerë prej 7,2 miliardë eurosh. Bëhet fjalë për 1,8 miliardë euro nga transha e fundit e partnerëve evropianë për Greqinë, 1,9 miliardë euro profit të BQE-së nga bonot shtetërore greke për vitin 2014 dhe 3,5 miliardë euro nga huaja e FMN-së, të cilat ende nuk janë paguar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail