Bullgaria dhe Kroacia për përforcimin e bashkëpunimit të Ballkanit

Sofje,  30 mars 2015 (MIA) - Bullgaria dhe Kroacia mundohen për përforcimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore dhe për thellimin  partneritetit të tyre bilateral në suaza të BE-së, konkluduan sot në Sofje presidenti bullgar Rosen Plevneliev dhe njeriu i parë i Parlamentit kroat, Josip Leko.

Ashtu siç lajmëroi BTA, Plevneliev vlerësoi se anëtarësimi i Kroacisë në BE paraqet stimul për përshpejtimin e reformave edhe në vendet e tjera të rajonit me çka do ta konfirmojnë perspektivën e tyre evropiane.

"Zgjidhja e çështjeve të hapura dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore mes shteteve nga Ballkani duhet të jenë prioritet në interes të një të ardhme të përbashkët të Evropës Juglindore në BE dhe të NATO-s", vlerësoi Plevneliev.

Leko i cili qëndron për vizitë në Sofje, theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së është nga rëndësia strategjike jo vetëm për Bullgarinë dhe Kroacinë, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës.

Plevneliev dhe Leko u munduan edhe për krijimin e Unionit energjetik evropian, me çka sipas tyre, mund të zvogëlohet varësia energjetike e Evropës Juglindore dhe mund të kontribuohet për diversifikimin e energjensave, para se gjithash të gazit natyror.

Presidenti bullgar e theksoi edhe nevojën e bashkimit të shteteve nga Evropa Juglindore në krijimin e bursës energjetike rajonale, e cila do të mundësojë tregti të lirë me shpërndarësit e energjensave sipas çmimeve konkurruese të bazuara në parimin e tregut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail