BE kërkon nga Bullgaria që të pranojë pas tre mijë azilantë

Londër, 31 mars 2015 (MIA) - Në fillim të këtij viti BE-ja kërkoi nga Bullgaria që të pranojë pas tre mijë azilantë që  kanë tentuar të transferohen dhe sistemohen në Perëndim, njofton BBC. 

Qeveria e Sofjes e ka pranuar këtë, por disa vende-anëtare të BE-së kërkojnë nga Bullgaria që të pranojë pas "të tetë mijë" azilantët që kanë kaluar përmes territorit bullgar, në rrugë drejt destinacioneve perëndimore të Evropës. 

Përfaqësues kryesorë të kësaj kërkese janë Austria, Hungaria dhe Gjermania që konsiderojnë se Bullgarisë duhet t'i kthehen të gjithë azilantët, ndërsa këtë pozicion këto vende kanë edhe kundrejt Greqisë, përmes territorit të së cilës, gjithashtu kalon një prej drejtimeve  kryesore për azilantët nga kontinentet e tjera. 

Qeveritë e Sofjes dhe të Athinës rreptësisht e kundërshtojnë këto presione, duke konfirmuar se një marrëdhënie e tillë nuk është korrekte. Në Sofje  thuhet se  pjesa më e madhe e azilantëve në BE, hyjnë përmes Maltës dhe Italisë. 

Autoritetet bullgare tentojnë që problemin ta zgjidhin me ndërtimin e kufirit bullgaro-turk. Në vitin 2013 u ngrit një rrethojë e lartë me tel, në gjatësi prej 32 kilometrash, ndërtimi  i saj po vazhdon. 

Disa qindra policë janë stacionuar në dektorin ndërkufitar, si shtesë për sigurimin e kufirit, ndërsa në Sofje ka propozime që aty të dërgohet edhe ushtri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail